Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Rashçe-Saraj, ku si pasojë, një veturë ka rënë në lumin Vardar, përcjell TV21. Sipas burimeve jozyrtare, në veturë ishin 5 pasagjerë, mes tyre edhe një fëmijë i moshës 5-vjeçare.
Thuhet se fëmija është dërguar në spital, ndërsa 4 të tjerët, ende nuk janë gjetur.

 
                    