Aksident në Tetovë, një grua dhe një e mitur dërgohen me urgjencë në Shkup, shoferja largohet nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në qendër të Tetovës, pranë amforave, ku një veturë ka goditur një grua dhe një vajzë të mitur.

Të lënduarat janë transportuar me urgjencë në spitalin e Shkupit për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tyre ende nuk dihet zyrtarisht.

Sipas dëshmitarëve, shoferja e automjetit pas goditjes nuk është ndalur, por është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e shoferes.