Nuk i kemi ingirencat nën ombrellën tonë që të mund të intervenojmë, thotë kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu në lidhje me kërkesën e banorëve që të vendosen semaforë ose pengesa (policë të shtrirë) në bulevardin “Nikolla Karev”, e njohur si “Rruga e Plastikave, shkruan TV21. Ganiu thotë se banorët që protestuan së fundmi, kanë kërkuar zgjidhje nga komuna e Çairit, por që thekson se si komunë nuk kanë kompetenca dhe se bulevardi është përgjegjësi e Qytetit të Shkupit.

“Ju e dini që ai bulevard menaxhohet nga Qyteti i Shkupit, ne kemi kërkuar disa herë, mirëpo nuk ka përgjigje të saktë prej anës së tyre, gjithashtu te bulevardi “Hristijan Todorovski Karposh” ka shpesh ndodhi të tilla, kemi kërkuar, kemi intervenuar, me ish-kryetarin arritëm t’i vendosim sinjalizimet dhe semaforët, që asnjëherë nuk u vendosën në funksion”, tha mes tjerash Ganiu.