Më 14.06.2026, në periudhën nga ora 16:00 deri në 24:00, në territorin e Shkupit, Departamenti për Sigurinë e Trafikut Rrugor dhe Njësia e Stacioneve Policore me Kompetencë të Përgjithshme pranë SPB Shkup kanë realizuar një kontroll të përforcuar në trafik.

Gjatë kontrollit janë shqiptuar gjithsej 219 masa. Prej tyre, 66 masa janë për drejtim të motoçikletës pa helmetë mbrojtëse, gjashtë masa për drejtim me kategori të papërshtatshme, 15 masa për drejtim të biçikletës me motor ndihmës pa provim të dhënë për patentë shoferi, një masë për motoçikletë të paregjistruar, dy masa për mosrespektim të shenjës së ndalimit, si dhe 129 masa për kundërvajtje të tjera, përfshirë mosmbajtje të patentë shoferit ose lejes së qarkullimit, mungesë të targave të regjistrimit, mosdhënie përparësie ndaj mjeteve ose këmbësorëve dhe shkelje të tjera.

Gjatë aksionit është konstatuar edhe një vepër penale – drejtim i pakujdesshëm i mopedit me 1.93 promilë alkool në gjak, sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Mopedi është konfiskuar.