
Mëngjesin e sotëm, rreth orës 02:20, punonjësit e policisë në Gostivar kanë finalizuar me sukses kërkimin për një të mitur të zhdukur. 16-vjeçarja me iniciale M.J. nga Shkupi, e cila ishte denoncuar si e larguar nga shtëpia, u gjet në banesën e personit R.Sh. (19 vjeç) në Gostivar
.
Vajza e mitur i është dorëzuar menjëherë nënës së saj, ndërsa 19-vjeçari është privuar nga liria dhe ndaj tij do të vijojnë procedurat e mëtutjeshme ligjore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
