Gazetar: Avni Tahiri

Me fabrikën e improvizuar të “Titan Usje” duke nxjerrë tym nga oxhaqet dhe duke ndotur ajrin, filluan protestën iniciuesit e nismës qytetare, “Stop Usje”

Iniciuesit e nismës, kërkuan që para se të vazhdohet kontrata e kompanisë “Titan Usje”, e cila së shpejti duhet të rinovohet nga Ministria e Mjedisit, të ulen në diskutim publik

”Atë që ne e kërkojmë në lejen -A- të integruar është që të përputhet me rregulloret Evropiane dhe me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, dhe është e rëndësishme që të merret parasysh që Shkupi, ndodhet në luginë dhe është qytet i cili veç më vuan nga ndotja ambientale e ajrit,” deklaroi Meri Bakalova – Anëtare e iniciativës Usje.

Nisma kërkon që pos kompanisë “Titan Usje” që vetë bën kontrollet e ndotjes në fabrikë, në këto kontrolle të kyçen edhe institucionet përkatëse. Nga fabrika “Titan Usje’ disa herë kanë hedhur poshtë akuzat e nismës “Stop usje” se janë ndotës të ajrit të Shkupit. /alsat.mk

The post Aktivistët kundër ‘Titan Usje’: Protesta për ndotjen dhe debat për lejen e re appeared first on Alsat.