Në kuadër të edicionit të 60-të të Festivalit të Teatrove të Maqedonisë “Vojdan Çernodrinski”, aktori i njohur Vebi Qerimi u nderua me Çmimin për Vepër Jetësore, përcjell TV21. Ky vlerësim iu akordua për kontributin e tij shumëvjeçar dhe të çmuar në artin teatror, si një nga emrat më të spikatur të Teatri Shqiptar – Shkup. Çmimi përbën një mirënjohje për angazhimin dhe krijimtarinë e tij në skenën teatrore ndër vite.
