Për herë të parë që nga hapja e hetimeve për një rast të pretenduar dhune seksuale, Achraf Hakimi ka folur publikisht: “Gjëja më e rreme që është thënë për mua? Dhuna ndaj asaj vajzës. Ishte goditja më e fortë që kam marrë, njollosje për mua dhe familjen time. Fëmijët e mi janë të vegjël dhe një ditë do të lexojnë atë që është shkruar. Të mendoj që ata mund të gjejnë akuza të tilla për babanë e tyre, duke ditur se janë gënjeshtra, më dhemb shumë”.

Hakimi tregon si e mori vesh akuzën ndaj tij: “Avokatja ime më tregoi, e prisnim që mund të ndodhte. Jam i qetë, e di kush jam, nuk kam bërë asgjë dhe nuk do ta bëja kurrë. Vetë kërkova të flisja me policinë dhe të jepja ADN-në time. Ndërkohë, personi që më akuzon nuk ka bashkëpunuar. Falë punës së policisë dolën elemente të rëndësishme”.

Mbështetja e tij ka ndryshuar pas kësaj ngjarjeje: “Në futboll jemi të ekspozuar ndaj shumë rreziqeve, përfshirë shantazhet. Pas kësaj, e kam kufizuar shumë rrethin e besimit”. Hakimi gjithashtu kritikon median: “Kanë njollosur emrin dhe dinjitetin tim duke folur pa dijeni. Nuk i dëshiroj askujt të akuzohet padrejtësisht”.

The post Akuzohet për pë*dhunim, Hakimi thyen heshtjen: Gënjeshtra më e madhe që është thënë për mua appeared first on Telesport.