Al-Nassr ka marrë fitoren e 16-të rresht, sot duke mundur 0-2 në transfertë Al Okhdood, ndeshje e vlefshme për javën e 28-të të Ligës Profesioniste Saudite.

Golat u shënuan nga Cristiano Ronaldo në pjesën e parë dhe Joao Felix në fillim të pjesës së dytë. Ky është goli i 968-të për Cristiano Ronaldon, i cili afrohet kështu me 32 gola objektivit madhor: 1000 gola.

Kur mbeten edhe gjashtë javë nga fundi i kampionatit, Al-Nassr kryeson renditjen me 73 pikë, 5 pikë më shumë se ndjekësi i dytë Al-Hilal dhe 6 pikë më shumë se vendi i tretë që mbahet nga Al-Ahli.

Cristiano Ronaldo me shokë janë në rrugën e duhur për të fituar trofeun e parë madhor.

The post Al-Nassr merr fitoren e 16-të rresht, titulli gjithmonë më afër. Ronaldo shënon golin numër 968 appeared first on Telesport.