Lajme të këqija në prag të trofeut “Joan Gamper” të së dielës në orën 21:00, që do të përballë Barcelonën me Como në stadiumin “Johan Cruyff”. Klubi katalanas publikoi këtë të premte një komunikatë mjekësore, pas stërvitjes së mëngjesit, duke njoftuar se Robert Lewandowski do ta humbasë ndeshjen për shkak të një dëmtimi muskulor.
Për momentin, pjesëmarrja e tij në javën e parë të La Liga-s, kundër Mallorca (e shtunë, 16 gusht, ora 19:30), mbetet e paqartë. Sulmuesi polak, 36-vjeçar, ka shqetësime muskulore në bicepsin femoral të këmbës së majtë dhe klubi ka njoftuar mungesën e tij për “Gamper”, duke shtuar se “evolucioni i dëmtimit do të përcaktojë kur do të jetë i gatshëm”.
Nga ana tjetër, Barcelona ka bërë me dije se Dani Olmo nuk është stërvitur me pjesën tjetër të grupit këtë të premte për shkak të mbingarkesës muskulore. Mesfushori ofensiv nga Terrassa ka kryer punë individuale dhe, për momentin, pritet të jetë gati për ndeshjen kundër Comos.
Kujdesi është maksimal, pasi bëhet fjalë për të njëjtën zonë ku ai pësoi një dëmtim muskulor në fund të sezonit të kaluar. Atëherë, më 19 prill, në ndeshjen Barça-Celta, bëhej fjalë për një dëmtim në muskulin “semitendinos” të kofshës së majtë.
Ai humbi gjysmëfinalen e Champions League kundër Interit, ndonëse u rikthye në mënyrë simbolike dhe ndoshta të nxituar në minutat e fundit të ndeshjes së kthimit (6 maj), pasi përballjen vendimtare Barça-Real Madrid për titullin nuk e luajti. Nuk u bë titullar deri në Espanyol–Barça më 15 maj, ndeshje në të cilën skuadra e Hansi Flick siguroi matematikisht titullin kampion të La Liga-s.
Në këtë fazë përgatitore, ashtu si shumica e titullarëve të parashikuar, ai kishte luajtur rreth 50% të minutave (135 nga 270) kundër Vissel Kobe, Seoul FC dhe Daegu, duke shënuar 2 gola.
The post Alarm te Barcelona / Lewandowski humb trofeun “Joan Gamper”, në “bokse” edhe Dani Olmo appeared first on Telesport.
