Olsa Muhameti feston sot ditëlindjen, ndërsa mes urimeve që ka marrë nuk ka munguar ai i mikut dhe bashkëpunëtorit të saj, Alaudin Hamiti.

Moderatori i “Big Brother VIP Kosova” ka publikuar një fotografi me Olsën, duke i kushtuar disa fjalë të ngrohta.

“Paç gjithmonë në jetë atë dritë e atë gëzim që ti ua dërgon njerëzve përreth. Uroj që ky vit të jetë plot aventura të bukura, e të realizosh çdo dëshirë tënden”, ka shkruar Alaudini.

Por urimi është mbyllur me një detaj që ka marrë menjëherë vëmendjen: “P.S. Dhe mos harro… na pret një Big Brother spektakolar!”.


Mesazhi vjen pikërisht në kohën kur puna për edicionin e pestë të “Big Brother VIP Kosova” ka nisur dhe po punohet në përzgj edhjen e kastit. Vetë Alaudini ka dhënë ditët e fundit edhe sinjalet e para për profilet që po shqyrtohen për sezonin e ri.

Olsa është pjesë e “Big Brother VIP Kosova” që nga edicioni i tretë, kur iu bashkua formatit si producente ekzekutive, ndërsa bashkëpunimi me Alaudin Hamitin tashmë po vazhdon drejt një tjetër sezoni.

Duket se mes urimit për ditëlindje, Alaudini nuk ka humbur rastin të rrisë edhe më shumë pritshmëritë për atë që po përgatitet për BBVK 5.

The post Alaudin Hamiti del me një paralajmërim të fuqishëm për “Big Brother”, ka dy fjalë për Olsa Muhametin appeared first on Veriu.info.