Alban Bushi do të jetë trajner i Kombëtares U-21, kështu ka njoftuar Federata e Futbollit Shqiptar. Bushi nënshkroi vazhdimin e kontratës deri në fund të vitit 2026.
“Federata e Futbollit bën me dije se Alban Bushi do të jetë trajner i Kombëtares U-21 deri në fund të vitit 2026, pas arritjes së marrëveshjes dhe nënshkrimit të kontratës së re”, thuhet në njoftimin e Fenderatës.
