Aleanca për Shqiptarët vlerëson se deklaratat e kryeministrit Mickoski për mundësinë që Struga të mbetet jashtë lidhjes me Korridorin 8 janë shqetësuese dhe kërkojnë sqarime. “Bëhet fjalë për një projekt me peshë të madhe zhvillimore dhe çdo devijim nga plani fillestar rrezikon të dëmtojë jo vetëm një zonë të caktuar, por balancën infrastrukturore të gjithë rajonit. Lënia anash e një nyje të rëndësishme si Struga krijon pasoja afatgjata për ekonominë dhe lidhshmërinë”, reagon ASH duke theksuar se qytetarët meritojnë përgjigje të drejtpërdrejta dhe një qëndrim të qartë institucional për drejtimin që do të marrë ky projekt.
The post Aleanca për Shqiptarët kërkon sqarime për mundësinë e përjashtimit të Strugës nga Korridori 8, e cilëson shqetësues devijimin nga plani appeared first on Alsat.
