Aleksandar Jovanovski merr drejtimin e NP “Higjiena komunale” – Shkup

Shkup, 30 tetor – Jovanovski është emëruar drejtor i ri i NP “Higjiena Komunale” – Shkup, ndërsa vjen nga Qyteti i Shkupit si inspektor në Sektorin e Inspektoratit, dhe gjithashtu ka përvojë të mëparshme në Sektorin për Zhvillim Ekonomik Lokal.

Nga kabineti i kryetares Danella Arsovska, thonë se Aleksandar ka shumë vite përvojë në sektorin privat në tregti si udhëheqës i një njësie organizative, dhe me një angazhim pune në Shoqatën për Mbrojtjen dhe Promovimin e Mjedisit, ka punuar në zbatimin e projekteve ekologjike dhe shoqërore përgjegjëse.

“Jovanovski ka arsim të lartë në menaxhim në Universitetin “Goce Delçev” në Shtip, dhe ka fituar certifikatë ndërkombëtare për Qasje Institucionale ndaj Mbrojtjes së Mjedisit. Me arsimimin, përvojën profesionale dhe angazhimin e tij në sektorin publik dhe privat, Jovanovski do të kontribuojë në përmirësimin e standardeve të ndërmarrjes publike, modernizimin e sistemeve të menaxhimit të mbeturinave dhe mirëmbajtjen e një mjedisi të pastër, të shëndetshëm dhe ekologjikisht përgjegjës në qytetin e Shkupit”, thuhet në njoftim.