Piloti spanjoll i Ducati Gresini, Alex Marquez, triumfoi sot në garën e Cmimit të Madh të Katalonjës në MotoGP. Ky është suksesi i dytë sezonal për të, në një garë që e dominoi dhe fitoi me meritë.

Në vendin e dytë u rendit vëllai i tij Marc Marquez me Ducati, duke mbrojtur vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm të botërorit. Podiumi kompletohet edhe me italianin e KTM, Enea Bastianini, i treti.

Një garë që në përgjithësi u dominua nga Alex Marquez, që pasi mori kryesimin e xhirot e para e mbrojti atë deri në fund. Marc u përpoq ta parakalojë për pa sukses dhe duhet të kënaqet me vendin e dytë.

Një garë të mirë bëri Francesco Bagnaia me Ducati, që u nis nga vendi i 18-të dhe e mbylli në vendin e shtatë. Në “top5” edhe spanjolli Pedro Acosta e francezi Fabio Quartararo, por shumë të shkëputur nga tri të parët.

The post Alex Marquez triumfon në garën e Katalonjës, Marc Marquez dhe Bastianini në podium appeared first on Telesport.