“Alkaloid” po kyçet në aksionin masiv për ndihmën e të lënduarve në zjarrin tragjik në Koçan.
Përmes Kryqit të Kuq, Alkaloid vendosi që të dhurojë 15 milionë denarë për mbështetjen e të të lënduarve dhe familjeve të tyra nga tragjedia e tmerrshme në Koçan.
Alkaloid nga 16 marsi disa herë në mënyrë simbolike ka ndihmuar institucionet shëndetësore në Maqedoni me produkte nga asortimani i tyre, në pjesën e nevojave të paraqitura. Përveç këtij donacioni financiar, përmes Fondit të solidaritetit të Kryqit të kuq, kjo kompani do të vazhdojë të ndihmojë atje ku ka nevojë për ndihmë dhe mbështetje.
