Kompania “Alkaloid” në nëntëmujorin e parë të vitit 2025 ka realizuar shitje të konsoliduara prej 246,6 milionë eurosh, që paraqet rritje prej 7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Eksporti ka arritur në 160,4 milionë euro, ndërsa investimet kanë qenë 15 milionë euro.

Nga shitjet e përgjithshme të konsoliduara, 35% janë realizuar në tregun vendor, ndërsa 65% në tregjet e huaja, ku rritja më e madhe është regjistruar në Austri, Holandë dhe Suedi. Fitimi neto i konsoliduar arriti në 1,49 miliardë denarë, që paraqet rritje prej 8%. Kompania ka pothuajse 3.000 të punësuar, prej të cilëve mbi 2.200 në vend dhe gjatë vitit 2025 ka paguar regres dhe dividendë të rritur për aksionarët.

Aksioni i “Alkaloid”-it gjatë kësaj periudhe është rritur me 31,7%, me kapitalizim tregu prej 36,9 miliardë denarësh. Kompania paralajmëron investime të vazhdueshme, punësime të reja dhe fokus në zgjerimin e tregjeve të eksportit dhe projekteve zhvillimore e kërkimore.

The post “Alkaloid” shënon rritje 7% në shitje gjatë nëntëmujorit të parë të vitit 2025 appeared first on Alsat.