Pavarësisht se Maurizio Sarri konsiderohet si kandidati kryesor për të zëvendësuar Antonio Conte-n, te Napoli duket se kanë një tjetër dëshirë për t’i besuar stolin. Bëhet fjalë për Max Allegri-n, i cili po ashtu po përjeton një fund sezoni të trazuar te Milan.
Sipas Corriere della Sera, Presidenti Aurelio De Laurentiis dërgoi drejtorin sportiv Giovanni Manna në Milano për një darkë me Max Allegri-n gjatë ditëve të fundit.
Ata tashmë kanë punuar së bashku te Juventus, kështu që e njohin mirë njëri-tjetrin, dhe propozimi ishte një kontratë dyvjeçare e ngjashme me atë që iu ofrua verën e kaluar, por që u refuzua nga Allegri pasi zgjodhi Milanin.
Deri tani ende nuk dihet përgjigjjja e Allegri-t për këtë propozim të marrë nga Napoli, por te Milan kanë filluar të shqetësohen së tepërmi dhe ndoshta ndeshja ndaj Caglari-t të dielën, mund të jetë e fundit për 58-vjeçarin në krye të kuqezinjve.
The post Allegri acaron drejtuesit e Milanit, del për darkë me drejtorin sportiv të rivalëve. Sinjal i qartë largimi… appeared first on Telesport.
