Gianluca Di Marzio ka folur për një rikthim të mundshëm të Massimiliano Allegrit në stol. Trajneri ka marrë një ofertë për sezonin e ardhshëm.

E ardhmja e Allegri-t nuk do të jetë në Itali dhe as në Europë. Gjithçka çon në Arabinë Saudite, që është kthyer në sulm për të punësuar trajnerin që së fundmi ka marrë edhe një ofertë nga kombëtarja belge.

Për Allegrin kjo është eksperienca e parë jashtë Italisë.

Në fakt, ka një tundim të ri arab për Allegri-n, i cili është kontaktuar nga Al Ahli.

Një e ardhme e shënuar, pra, për ish-trajnerin e Juventus-it me drejtuesit që synojnë të mbyllin marrëveshjen deri në qershor për të emëruar Allegrin si trajnerin e ardhshëm të Al Ahli.

The post Allegri rikthehet në stol, marrëveshja është shumë afër appeared first on Telesport.