Trajneri i Chelsea, Xabi Alonso, tha se Cole Palmer i ka kapërcyer problemet e lëndimeve që i shkatërruan sezonin e kaluar dhe është i vendosur të kthehet të shijojë futbollin. “Cole është i vendosur të shijojë futbollin e tij,” tha Alonso.
“Ai dëshiron të jetë në formë, të ndihet i shëndetshëm. Cole dëshiron të ketë një lidhje të mirë me lojtarët përreth tij. Nëse e kemi këtë Cole jam i sigurt se niveli i tij është i klasit të lartë dhe do të ketë një sezon të shkëlqyer”, shtoi spanjolli.
Para ndeshjes hapëse të Premier League, sot në mbrëmje kundër Fulham, trajneri Alonso konfirmoi se dëmtimet e Palmer tashmë i përkasin të kaluarës: “Po. Mendoj se ndonjëherë duhet të kalosh nëpër një moment të vështirë për të mësuar prej tij”.
“Mendoj se Cole ka kaluar një periudhë të vështirë me lëndimin, dhe tani ai po punon shumë për të pasur parandalimin që të mos i ndiejë ato simptoma. Që nga dita e parë, ai ka punuar shumë për ta shmangur këtë
Chelsea është gati t’u japë debutime një numri lojtarësh të nënshkruar gjatë verës në derbin e Londrës Perëndimore të së hënës, me Maxence Lacroix, Morgan Rogers dhe Marco Palestra të gjithë në dispozicion.
The post Alonso: Cole Palmer do t’ju befasojë këtë vit, do të ketë një sezon të shkëlqyer appeared first on Telesport.
