Gazetar: Suad Bajrami

Nesër pritet që Kuvendi i partisë Alternativa të diskutojë për çështjen e shkrirjes së organeve partiake në VLEN, për çka paraprakisht sjellë vendim partitë e tjera të koalicionit duke i shkarkuar organet partiake. Kryetari Bekim Sali do të mbledh sugjerime për çështjen e unifikimit, ndërsa nga VLEN për Alsat theksojnë që Alternativa nuk ka pasur dilema për këtë çështje, por vetëm kujdes për të ardhmen.

“Alternativa në raport me VLEN nuk ka pasur dilema asnjëherë sepse ka qenë prej iniciatorëve për ta formuar atë. Po tregohemi të kujdesshëm se si do duket VLEN në të ardhmen me të vetmin qëllim që ta forcojmë edhe më shumë VLEN -in si subjet dhe të rrisim edhe më lartë nivelin e përfaqësimit”, thonë nga VLEN për Alsat.

Ashtu siç ka informuar më herët Alsat, të gjitha partitë parimisht janë dakorduar me formatim që VLEN të udhëhiqet nga dy liderë, respektivisht Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami. Nënkryetarë të jenë Ilir Demiri dhe Bekim Qoku, ndërsa sekretar i përgjithshëm Bekim Sali. Vendimmarrja do të jetë me konsensus, ndërsa çështjet më të komplikuara duhet të kalojnë me shumicë prej dy të tretave në Kuvend./Alsat.mk

The post Alternativa nesër diskuton “shkrirjen” në VLEN, Sali do të mbledhë sugjerime appeared first on Alsat.