Duket se Atlético Madridi, ose përfaqësuesit e tij, kanë reaguar shpejt për të shuar tensionin pas sfidës së Champions-it kundër Tottenham. Julian Alvarez ka tentuar të japë një përgjigje më të qartë lidhur me klubin spanjoll, për të ardhmen e tij, pas deklaratave të javës së kaluar që kishin shqetësuar tifozët “rojiblancos”.
Në një video promovuese të “Moeve”, Alvarez u pyet në stil intervistë pune: “Si e sheh veten pas 10 vitesh?”. Përgjigjja e tij: “Më 2035 do të jem 35 vjeç dhe e shoh veten në një rol veterani, si ai që sot mbajnë Oblak, Koke dhe Griezmann, pas shumë përvoje të fituar. E shoh veten pak i reflektuar tek ata, duke mbajtur rol kapiteni, lideri të grupit”.
Sqarimi vjen për të hequr dyshimet e deklaratës së tij “mund të jetë po, mund të jetë jo. Nuk i dihet kurrë”, duke qetësuar tifozët. Ai gjithashtu shtoi: “Jam shumë i lumtur këtu. Mendoj ditë pas dite, punoj për t’u përmirësuar dhe dhënë maksimumin. Nuk kam thënë asgjë të keqe për klubin. Jam shumë mirënjohës dhe njerëzit gjithmonë më kanë treguar dashurinë e tyre”.
The post Alvarez vendos piketat e së ardhmes: Në vitin 2035 më shihni lider, si Koke dhe Griezmann… appeared first on Telesport.
