Kreu i BFI-së, Shaqir Fetahu në një prononcim në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se më sukses është përmbyll therja dhe shpërndarja e kurbanëve, transmeton TV21. Fetahu tutje thekson se amaneti i besimtarëve shkoi në vend.

“Këtë vit, na u besuan gjithsej 4.783 kurbanë, të cilët u therën sipas rregullave të sheriatit islam dhe u shpërndanë në mënyrë të organizuar dhe me përgjegjësi të lartë. Pas plotësimit të nevojave të internateve të Medresesë “Isa Beu” edhe 17.300 pako tjera me mish kurbani, me peshë prej 6–8 kg secila, u shpërndanë në të gjitha Myftinitë dhe rajonet e vendit. Si rezultat, 17.300 familje të ndryshme në nevojë, u gëzuan në këtë Bajram, duke përjetuar frymën e solidaritetit, mëshirës dhe begatisë që sjell kjo festë”, ka shkruar mes tjerash kreu i Bashkësisë Fetare Ismale, Shaqir Fetahu.