Ambasadori i Shqipërisë iu përgjigjet kritikave: Mbetem i palëkundur, do ta përfaqësoj Shqipërinë me dinjitet

Ambasadori i Shqipërisë, Denion Meidani ka reaguar në profilin e tij në Facebook, pasi kohës së fundit ishte cak i kritikave, transmeton TV21.

Meidani edhe pse nuk e përmend se për çfarë konkretisht bëhet fjalë, ai lë të nënkuptojë se këto kritika nuk e lëkundin nga përkushtimi i tij – “të përfaqësojë Shqipërinë me dinjitet”, duke vendosur simbolin e flamurit shqiptar me shqiponjën dy krerësh.

“Fjalët kalojnë, puna mbetet. Vizioni nuk tronditet nga zhurma – vetëm forcohet.
Përkushtimi im mbetet i palëkundur: të përfaqësoj Shqipërinë 🇦🇱me dinjitet.
Përpara, me të njëjtin ritëm!”, shkruan Meidani.