Ambasadori Meidani: Shtëpia e Alfabetit në Manastir simbol i shqiptarëve

Gjatë vizitës së tij në Manastir, Ambasadori i Shqipërisë, z. Meidani, ka dhënë një deklaratë të fortë simbolike për rëndësinë e Shtëpisë së Alfabetit. Ai theksoi se ë monument historik nuk i përket vetëm një qyteti apo një treve, por mbarë shqiptarëve kudo që jetojnë.

“Shtëpia e Alfabetit në Manastir është shtëpia e gjithë shqiptarëve,” u shpreh Ambasadori, duke kujtuar se pikërisht këtu u hodhën themelet e gjuhës sonë të përbashkët, një moment që bashkoi kombin dhe vulosi identitetin kulturor e kombëtar.

Kjo deklaratë vjen në Ditën e Alfabetit, kur 117 vite më parë rilindasit tanë vendosën standardin që sot e ruajmë me krenari.

Ambasadori Meidani i ftoi të gjithë qytetarët që ta vizitojnë këtë vend të shenjtë të historisë dhe ta mbajnë gjallë trashëgiminë e tij.