Duket se Manchester United ka dalë nga kriza pas 3 fitoreve radhazi që ka arritur në Premier League. Gjithsesi, edhe suksesi i fundit, 4-2 ndaj Brighton, erdhi me shumë vështirësi për “djajtë e kuq”, që vuajtën në fundin e takimit.

Trajneri Ruben Amorim tha se skuadra e tij i mbijetoi një frike në fund të ndeshjes. “Isht e shumë e rëndësishme të fitonim përsëri. Gjithashtu, edhe performance ishte në përgjithësi e mirë

”, tha Amorim.

Na u desh të luanim ndeshje të ndryshme në momente të ndryshme të 90 minutave dhe mendoj se lojtarët e kuptuan shumë mirë se çfarë të bënin në çdo moment. Ne vuajtëm pak në fund, por nuk do të ishte Manchester United pa vuajtur pak”, tha Amorim.

Më tej, trajneri portugez tha: “E meritonim fitoren kundër një skuadre shumë të mirë. Tani po bëjmë më mirë se disa javë më parë dhe unë ndihem më i plotë si menaxher. Uroj që të mos ndalemi këtu”.

The post Amorim: Manchester United është i destinuar të vuajë për të arritur te fitorja appeared first on Telesport.