“Kur nuk fitojmë, nuk jemi kurrë të kënaqur. Pas golit të Rabiot duhej ta kontrollonim më mirë ndeshjen, të mbanim më shumë topin dhe të frenonim reagimin e kundërshtarit. Nuk mund të pësojmë gol nga goditja e këndit. Nuk mund të jemi të kënaqur kur i shpërdorojmë kështu dy pikë. Është çështje mentaliteti; pasi shënon, duhet të vazhdosh të sulmosh dhe të menaxhosh topin”.

Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, e analizoi kështu barazimin ndaj Sassuolos, teksa shtoi: “Kemi ende shumë gjëra për të përmirësuar, por kemi treguar përparim. Duhet të vazhdojmë të bëjmë atë që bënim deri te goli. Po punojmë për ndërtimin e lojës dhe kjo duket në disa faza të ndeshjes. Megjithatë, duhet të përmirësojmë kombinimet në një të tretën e fundit të fushës. Ndonjëherë kundërshtari na mbylli në mesfushë dhe bllokoi krahun tonë të majtë. Në ato momente duhej ta kërkonim më shumë lojtarin në qendër”.

Për skemën me tre apo katër mbrojtës, ai tha se lojtarët janë të njëjtët dhe mund të përshtaten në të dyja sistemet. Për dëmtimin e Gabbias shtoi: “Ai është lojtar themelor për grupin, pavarësisht nëse luan titullar apo jo. Një dëmtim i tillë dhemb, e ndjeva edhe unë dhimbjen që po përjetonte në atë moment”.

 

The post Amorim: Nuk mund të jemi të kënaqur kur i shpërdorojmë kështu dy pikë appeared first on Telesport.