Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, para miqësores ndaj Chelsea, vlerësoi homologun e tij Xabi Alonso dhe gjeti ngjashmëri në rrugëtimin e tyre të fundit profesional. “Është një trajner shumë, shumë i mirë dhe mendoj se ka shumë ide. Kam parë shumë ndeshje të Bayer Leverkusenit dhe kemi luajtur shumë herë me të njëjtin sistem, nëse mund ta themi kështu”, – deklaroi Amorim.

Duke iu referuar vështirësive që të dy kanë kaluar pas aventurave te Manchester United dhe Real Madridi, trajneri portugez shtoi: “Të dy kemi pasur vështirësi në punën tonë të fundit, ndaj kemi shumë gjëra të përbashkëta. I uroj më të mirën, sidomos sepse nuk jemi rivalë në asnjë kompeticion. Ai mund të fitojë gjithçka që dëshiron, e meriton. Është vërtet një trajner i shkëlqyer”.

Për sfidën ndaj Chelsea shtoi: “Leao, Modric dhe Ramos do të luajnë më shumë se në ndeshjen e parë. Nuk e di nëse do t’i aktivizoj të gjithë bashkë, por duhet t’i menaxhojmë ngarkesat. Do të përdor dy formacione të balancuara. Disa lojtarë do të luajnë rreth 60 minuta, ndërsa Leao, Modric, De Winter dhe të tjerë rreth 45 minuta, pasi kanë bërë vetëm dy stërvitje dhe një ndeshje”.

 

The post Amorim solidarizohet me Xabi Alonson: Kemi kaluar vështirësi në punët tona të fundit appeared first on Telesport.