Ruben Amorim nuk i fsheh ambiciet e tij te Milani. Në konferencën për shtyp nga Xhakarta, trajneri portugez deklaroi: “Jemi Milani, nuk mund të dalim e të themi se nuk synojmë titullin kampion. Do të jetë e vështirë, sepse kemi shumë punë për të bërë, por kur drejton një klub të këtij niveli, duhet të luftosh për trofeun. Do ta provojmë, duke e ditur se rikthimi në Champions League është jetik për klubin. Edhe në Europa League mund të bëjmë diçka të rëndësishme”.
Amorim theksoi se skuadra ka ndryshuar plotësisht mënyrën e lojës krahasuar me epokën e Massimiliano Allegrit dhe pret përmirësime që në miqësoren ndaj Chelsea: “Pres të bëjmë mirë në goditjet standarde. Do të provojmë disa situata dhe do të vlerësojmë lojtarë si Comotto e Diawara. Duhet të përmirësohemi me topin dhe në duelet një kundër një. Kundër Torinos do të jemi një skuadër ndryshe, me stil të qartë loje, edhe pse ende jo perfekt”.
Në fund, portugezi foli edhe për merkaton: “Javën e ardhshme do të më duhet të marr vendime. Grupi është i madh dhe tani kam nevojë për sa më shumë informacion për të bërë zgjedhjet e duhura”.
The post Amorim: Synojmë titullin kampion, javën e ardhshme do të marr vendime të rëndësishme appeared first on Telesport.
