Analizë/ Bërvenica në Prag të Humbjes së Dytë: A do të Zgjohen Shqiptarët?

Bërvenica është një nga komunat e Maqedonisë së Veriut që në muajin tetor do të zgjedhë udhëheqësin e saj të ri për një mandat katërvjeçar. Ndryshe nga shumë komuna të tjera, fushata elektorale në Bërvenicë nuk përbën vetëm një garë ndërmjet partive politike, por në të njëjtën kohë është edhe një përballje mes dy grupeve etnike më të mëdha në vend – maqedonasve dhe shqiptarëve. Ndërsa raundi i parë është kryesisht politik, ndërsa raundi i dytë shndërrohet në mënyrë të qartë në një garë etnike, pasi një votë e vetme mund të përcaktojë nëse komuna do të udhëhiqet nga një maqedonas apo një shqiptar, shkruan FaktiDitor.ch.

Numri i votuesve në Bërvencë është 15.920. Në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2024 në këtë komunë kanë votuar 7.326 votues sipas të dhënave të KSHZ-së.

Numri i banorëve sipas përkatësisë etnike në Bërvenicë:

Regjistimi i vitit 2002 Regjistrimi i vitit 2021
Totali 15.855 13.645
Maqedonas 5.949 37.52% 5.713 41.88%
Shqiptarë 9.770 61.62% 7.377 54.06%

 

Nëse krahasojmë të dhënat e regjistrimit të popullsisë nga viti 2002 me ato të vitit 2021, rezulton një rënie e përgjithshme prej 2.210 banorësh në një periudhë prej dy dekadash. Shqiptarët, megjithëse në rënie numerike, vazhdojnë të mbeten shumicë në Bërvenicë – me 1.664 banorë më shumë se maqedonasit. Konkretisht, numri i shqiptarëve është zvogëluar me 2.393 banorë (nga 9.770 në 7.377), ndërsa ai i maqedonasve ka rënë me vetëm 236 banorë. Për shkak të këtij disproporcioni në shkallën e rënies, përqindja e maqedonasve është rritur me 43.6%, shkruan FaktiDitor.ch

Zgjedhjet Lokale 2021: Si Humbën Shqiptarët me 33 Vota

 

Raundi i parë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut në vitin 2021:

Partitë politike
VMRO-DPMNE 2052 vota
LSDM 1051 vota
Enver Pajaziti 1319 vota
BDI 1065 vota
ASH-AAA 876  vota
PDSH 320  vota

 

Numri total i votave të partive politike maqedonase në vitin 2021 në raundine parë është 3.103 vota. Ndërsa partit shqiptare dhe kandidati i pavarur shqiptar sëbashku kanë marrë 3.580 vota apo 477 më shumë se maqedonasit.

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Bërvenicë në vitin 2021 mesa kandidatit nga komuniteti shqiptar dhe maqedonas:

Enver Pajaziti 3.449 vota apo 49.07%
VMRO-DPMNE 3.482 vota apo 49.54%

 

Në raundin e dytë, kandidati maqedonas i VMRO-DPMNE fitoi përballë kandidatit shqiptar me një diferencë minimale prej 33 votash. Nga analizat rezulton se rreth 379 vota të partive shqiptare nga raundi i parë nuk u kanalizuan në favor të kandidatit shqiptar në raundin e dytë, por përkundrazi duket se një pjesë më e madhe e tyre kaloi në anën e kandidatit maqedonas, faktor që ndryshoi rezultatin përfundimtar, shkruan FaktiDitor.ch

Zgjedhjet Parlamentare 2024: Shqiptarët në Rënie edhe në Pjesëmarrje

 

Zgjedhjet Parlamentare 2024
VMRO-DPMNE 2.839 VLEN 1.795
LSDM 656 FRONTI EVROPIAN 1.573
LEVICA 144    
ZNAM 156    
TOTALI 3.795 TOTALI 3.368

 

Dallimi mes partive politike shqiptare dhe partive politike maqedonase në Bërvenicë është 427 vota në favor të këtyre të fundit. Ndërsa nëse shohim ndarjen mes partive politike, do të shohim se dallimi mes VMRO-së dhe Lsdm-së është shumë e thellë më saktësisht 2.183 vota.

Ndërsa dallimi mes partive politike shqiptare është më i ngusht, ku VLEN paraprinë me 222 vota para Frontit Evropian, apo AKI-së tani, shkruan FaktiDitor.ch

Reflektim Politik: Bërvenica si Fenomen dhe Alarmi për të Ardhmen

Rasti i Bërvenicës duhet të shërbejë si një këmbanë alarmi për partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Humbja e një komune ku shqiptarët përbëjnë shumicën, me një dallim kaq të vogël, kërkon analizë të thelluar dhe reflektim serioz. A është emigrimi shkaku kryesor i rënies së pjesëmarrjes shqiptare në zgjedhje? Rezultatet e vitit 2021 sugjerojnë se ky nuk është faktori kryesor, pasi pjesëmarrja në zgjedhje ishte e konsiderueshme. Atëherë, mbetet pyetja: A është zhgënjimi nga udhëheqësia politike shqiptare lokale dhe qëndrore që demotivon qytetarët shqiptarë për të dalë në votime për të mbështetur përfaqësuesit e tyre?

Bërvenica nuk është thjesht një rast; ajo është një fenomen politik, që duhet të hulumtohet thellësisht jo vetëm nga strukturat lokale, por edhe nga lidershipi qendror i subjekteve politike shqiptare./FaktiDitor.info