Brazili po përshpejton drejt Botërorit 2026. Mini-cikli i Karlo Ançelotit ka sjellë frymë të re te “Seleção”, pas tri vitesh të vështira. Nën drejtimin e “Karlinjos”, siç e quajnë me dashuri teknikun italian, Brazili ka rigjetur stabilitetin dhe identitetin. Në qendër të këtij projekti qëndron një figurë; Bruno Guimaraesh.
Mesfushori i Njukasëllit është i vetmi që ka luajtur titullar në 5 ndeshjet me Ançelotin, duke u bërë shtylla e kombëtares. Statistikat flasin qartë: 67% duele të fituara, 5 topa të rikuperuar për ndeshje, 87% saktësi pasimesh, një gol dhe një asist në 439 minuta lojë. Për shumëkënd, “Brazili i së ardhmes do të jetë Bruno dhe 10 të tjerë”.
“Ançeloti më ka dhënë besim, po jetoj momentin më të mirë timin me kombëtaren”, tha Bruno, i cili pritet të bëhet një nga kapitenët e 5 herë kampionëve të botës.
Vetë Ançeloti e kishte kërkuar që në kohën e Real Madridit për të zëvendësuar Kasemiron. Sot e ka më në fund nën urdhrat e tij. Bruno është “zgjatimi” i Ançelotit në fushë; ai që mendon, organizon dhe udhëheq. Me të, Brazili ka rigjetur ekuilibrin dhe besimin për triumf më 2026.
The post Ançeloti sjellë frymë të re dhe gjen “Toni Kroosin e ri” te Brazili appeared first on Alsat.