Real Madridi do të luajë sot në kampionat kundër Osasunës. Në prag të ndeshjes, trajneri i “Los Blancos”, Carlo Ancelotti, ka folur në konferencën për shtyp: “Jemi mirë, jemi të motivuar. Kjo është një mundësi për të ruajtur kryesimin, por do të jetë e vështirë. U larguam nga Manchesteri në gjendje të mirë dhe tani është momenti për të konfirmuar ndjesitë tona pozitive”.
A je i lodhur nga çështja Vinicius?
Po, jam i lodhur. Gjithsesi, nuk jam i shqetësuar. E shoh të lumtur dhe ne jemi të lumtur me të. Kjo është një temë që diskutohet jashtë, jo këtu. Madje as ai vetë nuk e diskuton. Vinicius ka dëshirë të japë maksimumin, ashtu si në Manchester, dhe do të vazhdojë të japë gjithçka, sepse po rikuperon formën pas dëmtimeve. E shoh shumë të motivuar. Kundër City ishte nën presion të madh dhe bëri diferencën.
A ka një problem që në disa ndeshje, lojtarët tuaj sikur e ulin ritmin?
Jo, jo. Të gjithë e kemi kuptuar rëndësinë e sakrificës. Dhe këtë e treguam në një ndeshje të rëndësishme. Tani kemi nevojë për vazhdimësi, kjo është ajo që na duhet.
A duhet të luajë Vinicius gjithmonë për Real Madridin?
Mund të komentoj vetëm atë që shoh: një lojtar të lumtur që dëshiron të bëjë histori me këtë klub.
A është klubi i zemëruar për mënyrën se si po trajtohet Vinicius?
Nuk kam dijeni për këtë.
The post Ancelotti: Jam i lodhur duke folur për Vinicius. Ai është i lumtur këtu, edhe ne gjithashtu appeared first on Telesport.
