Trajneri italian Carlo Ancelotti ka vendosur që të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit. Lajmin e ka bërë të ditur radioja spanjolle “Onda Cero”. Edhe pse Ancelotti kontratën me Realin e ka deri në verën e vitit 2026, ai ka vendosur që gjithçka të mbyllet në fund të këtij sezoni.
Kujtojmë se Carlo Ancelotti te Reali u kthye në verën e vitit 2021. Në vitin 2014 po me Realin fitoi Champions League, ndërsa që nga rikthimi në vitin 2021 ka fituar edhe dy herë të tjera Champions League.
Ky sezon nuk po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme për Realin, edhe pse kryeson kampionatin në Spanjë. Tifozët vërshëllyen Ancelottin pas humbjes 5-2 në Superkupë ndaj Barcelonës, ndërsa në Champions renditen në vendin e 20 të fazës së grupeve.
