Carlo Ancelotti shpreson që pjesa e dytë kundër Borussia Dortmundit të jetë pikë kthese për pjesën e mbetur të sezonit. Sipas trajnerit italian, madrilenët duhet të luajnë gjithmonë me intensitetin e pjesës së dytë kundër verdhezinjve gjermanë, kur përmbysën disavantazhin e dy golave.
Si e përjetuat pushimin mes dy pjesëve, ku ishit në disavantazhin 2-0?
E kemi jetuar me qetësi. Ndryshuam sistemin dhe luajtëm më intensivisht. Ne ishim të trembur në pjesën e parë, nuk ishim intensivë me topin. Në pjesën e dytë bëmë më mirë, treguam më shumë cilësi dhe presion. Ka qenë pjesa e dytë më e mirë e sezonit për ne.
Si ju duk Vinicius?
Është e rrallë të shohësh një lojtar që bën një pjesë të dytë si Vinicius sonte. Dhe jo për shkak të tre golave, por për shkak të karakterit të tij. Është i jashtëzakonshëm.
Si e shpjegoni këtë ndeshje?
Dy fjalë për “Topin e Artë”…
Vinicius do ta fitojë atë, por jo për çfarë bëri sonte. E meriton pikërisht për atë që bëri vitin e kaluar. Këto tre gola e nisin atë tashmë drejt “Topit të Artë” të vitit të ardhshëm.
Çfarë biseduat me skuadrën pas pjesës së parë?
Të flisnim për të shënuar 3 gola mund të dukej si utopi, ndaj diskutuam për detaje të vogla si të bënim pasime të mira, të fitonim duele. Duhej ta fitonim dinamikën e ndeshjes dhe prej andej filluam të fitonim ndeshjen.
Ndryshuat edhe sistemin e lojës…
Sistemi nuk është gjëja më e rëndësishme, por qëndrimi i skuadrës.
Në këtë ndeshje u vërtetua se vlen shumë edhe intensiteti…
Duhet të mësojmë nga ajo që bëmë në pjesën e dytë. Objektivi është ta fillojmë fuqishëm lojën që në start, jo të presim të pësojmë dy gola. Nuk mendoj se mund të luajmë 90 minuta me intensitetin e pjesës së dytë, por mund të jemi më të ekuilibruar.
Çfarë mësimi keni nxjerrë nga kjo ndeshje?
Ekipi duhet të kthehet në shtëpi me mësime të qarta nga pjesa e dytë. Na ka mësuar shumë, mund të jetë një moment kyç kjo pjesë e dytë.
The post Ancelotti, pas përmbysjes spektakolare ndaj BVB: Pjesa e dytë duhet të vlejë si pikë kthese e sezonit appeared first on Telesport.

