Trajneri Sylvinho bashkë me kapitenin Berat Gjimshiti kanë dalë në konferencën e fundit për shtyp, para përballjes me Andorrën.
Sylvinho vuri në dukje se Andorra nuk është një kundërshtar i lehtë, edhe pse shumë e mendojnë kështu. Ndër të tjera trajneri braziliani foli edhe për formacionin si dhe për çështjen e zakonshme që është minutat në klubet e tyre për lojtarët e thirrur për dy ndeshjet e fundit kualifikuese.
“Të tjerët mund të thonë që Andorra është një kundërshtar i lehtë në letër, por në fakt nuk është kështu. Serbia vuajti shumë ndaj tyre, Anglia mezi fitoi 0-1. Jemi të vetëdijshëm që nesër duan të marrin maksimumin nga ky takim.
Formacioni ndaj Andorrës? Me siguri nesër në drekë do e kem të qartë në mendjen time. Më shumë se skema dhe moduli, fokusohem te karakteristikat e kundërshtarit që kam përballë. Andorra është një kundërshtar që ta bën lojën të vështirë, ndaj do aktivizohen lojtarë që krijojnë hapësira për të tjerët.
Nuk jam i shqetësuar për minutat që lojtarët kanë në këmbët e tyre. Kemi 4-5 lojtarë që shënojnë”, tha Sylvinho.
The post “Andorra nuk është e lehtë, mezi e mundi edhe Anglia”, Sylvinho: Ja kur do e vendos formacionin, nuk më shqetësojnë minutat e lojtarëve appeared first on Telesport.
