Pasi bëri publike se kishte qenë viktimë e një agresioni seksual, Andy Carroll zbuloi se kishte marrë shumë mesazhe mbështetjeje, ndërsa futbollistë të tjerë i kishin rrëfyer përvoja të ngjashme.
Ish-sulmuesi i kombëtares angleze foli sërish për këtë çështje në podcastin “Football Uncensored”, disa javë pasi tregoi në autobiografinë e tij “Owning It” për ngjarjen e vitit 2021. Fillimisht, Carroll nuk zbuloi identitetin e personit të përfshirë, por më vonë konfirmoi se bëhej fjalë për Kevin Adams, profesor i njohur kërcimi dhe koreograf.
“Disa njerëz që i njoh shumë mirë kanë ardhur tek unë dhe më kanë thënë: ‘Edhe mua më ka ndodhur diçka e ngjashme’. Edhe njerëz nga bota e futbollit. Futbollistë shumë të njohur më kanë telefonuar për të më falënderuar, – tregoi ish-lojtari i Newcastle, West Ham dhe Bordeaux, i cili mori qindra mesazhe pas rrëfimit. – Ka gjëra që nuk mund t’i lësh plotësisht pas krahëve, por tani njerëzit mund të shohin se kush isha në atë periudhë dhe çfarë kam kaluar. Ata po më ndihmojnë dhe po më mbështesin”.
37-vjeçari theksoi rëndësinë e mbështetjes nga partnerja, familja, miqtë dhe publiku: “Jam i lumtur me personin që jam dhe me mënyrën se si e kam përballuar këtë situatë”.
The post Andy Carroll rrëfen agresionin sek*ual: “Edhe të tjerë kanë përjetuar diçka të ngjashme” appeared first on Telesport.
