Gjendja e sigurisë është e qëndrueshme, njoftoi ministri i mbrojtjes Vllado Misajllovski pas seancës së Këshillit të Sigurisë. Ai tha se po punohet për parandalim të ndodhive të mundshme radikale në Ballkanin Perëndimor. Misajllovski tha se po ndiqen vatra dhe celula potenciale përreth nesh, por për shkak të konfidencës nuk zbuloi më shumë informacione.

“Gjendja e sigurisë është në nivel të mirë, por duhet ta ndjekim vazhdimisht, për shkak se, e dini, gjendja e sigurisë çdo herë mund të ndryshohet, përkatësisht shumë struktura radikale mund të operojnë në këtë rajon”, tha Vllado Misajllovski, ministër i Mbrojtjes.

Në tribunën kushtuar rreziqeve të vendit nga NATO, ministri tha se anëtarësimi në BE Maqedonisë do t’ia sjellë edhe sigurinë. U bëri thirrje diplomatëve prezent që të përshpejtojnë integrimin tonë.

“Ajo që është e rëndësishme është që të gjendet kompromis në të ardhmen, që nuk do të prek sigurinë dhe ajo që është e rëndësishme që të jesh maqedonas dhe të nënkuptojë pasqyrë më e mirë në shtet”, shtoi Vllado Misjallkovski, profesor universitar.

Profesori universitar, Marjan Gjurovski, këtë deklaratë të ministrit e interpretoi përmes prizmit ndëretnik.

“Pjesa më e madhe e maqedonasve refuzojnë që të bëjnë kompromis në pjesën e anëtarësimit në BE, përkundër asaj që qytetarët shqiptarë dëshirojnë që të vazhdojnë procesin e eurointegrimeve dhe fillimin e negociatave vis-a-vis asaj që e filloi procesin e negociatave për Shqipërinë. Që këtu mund të gjendet modul dhe mënyrë se si të vazhdojë procesi”, deklaroi Marjan Gjurovski, profesor universitar.

Sipas Gjurovskit, duhet të rikujtohen edhe partnerët europianë për obligimet që i kanë ndërmarrë, por edhe autoritetet janë të vetëdijshme se në këtë proces nuk mund të presin që BE të ndryshojë rregullat e lojës që të vazhdojë rruga.