Helikopterët e ushtrisë dhe të policisë, si dhe “air tractor”-ët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, mëngjesin e sotëm po u japin mbështetje nga ajri zjarrfikësve të Shkupit dhe ekipeve të zjarrfikësve me automjete “Pinzgauer” të DMSH-së, të cilët së bashku po veprojnë kundër zjarrit të madh pranë fshatit Graçan, i cili është aktiv si nga ana e Maqedonisë, ashtu edhe nga ana e Kosovës. Helikopteri i ushtrisë mbush ujë në grykëderdhjen e lumit Lepenc në Vardar, me qëllim të shuarjes së këtij zjarri. Më herët, Qendra për Menaxhim me Kriza njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 31 zjarre në hapësirë të hapur, përfshirë edhe zjarrin në fshatin Graçan. Prej tyre, një zjarr është aktiv, tre janë nën kontroll, ndërsa 27 zjarre janë shuar.
