Pas tre fitoreve rresht, Monaco është mundur 3-1 nga Lorient, për javën e gjashtë në Ligue 1. Monaco luajti për më shumë se 60 minuta me një lojtar, pasi mbrojtësi gjerman Thilo Kehrer, mori dy kartonë të verdhë dhe la fushën në minutën e 38-të.

Një minutë më pas, Bamba shënon për vendasit dhe pjesa e parë mbyllet 1-0. Lorient shënon edhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë me Pablo Pagis 76′, 82′.

Golin e vetëm për Monaco e shënoi Ansu Fati, nga pika e bardhë e penalltisë në minutat shtesë, pas një prekje të topit me dorë nga vendasit brenda zonës. Ansu Fati i futur si zëvendësues në pjesën e dytë, gjen golin e tretë në Ligue 1 me Monaco-n, pa harruar këtu edhe golin e shënuar në Champions League. Një gol që vlen sa për statistikë për sulmuesin, pasi Lorent fitoi 3-1. Jo më kot, sulmuesi i ardhur nga Barcelona nuk festoi.

Ndërkohë, në fillim të tetorit pritet të rikthehet në fushë pas një kohe të gjatë edhe Paul Pogba.

SHIKOGOLAT

The post Ansu Fati shënon golin e tretë me Monaco, por vlen sa për statistikë. Afron rikthimi i Pogba (video) appeared first on Telesport.