Gara e Monza po afron dhe Kimi Antonelli mbërrin si lideri i kampionatit të Formula 1. Piloti bolonjez shpjegoi se sa e veçantë është për të që të mbërrijë në Itali si lider i kampionatit, një garë ku ai do ta nisë nga vendi i fundit pas penalitetit.
“Do të nisem nga fundi, por do të kemi ende një mundësi të shkëlqyer për të zënë disa pozicione dhe duam të kemi një garë të mirë. Në disa mënyra, ky penalitet më ndihmon të heq pak presionin, edhe pse do të preferoja të luftoja për pole position dhe të nisesha nga përpara”, tha Antonelli.
Më tej, adoleshenti italian shtoi: “Nisja nga fundi mund të më bëjë më të relaksuar dhe mendoj se do të jem në gjendje ta shijoj fundjavën. Do të kemi mundësinë të provojmë diçka të ndryshme nga provat e lira.”
“Është një pistë që na përshtatet shumë mirë, por kemi parë sa e fortë ka qenë McLaren në dy garat e fundit. Ferrari gjithashtu do të jetë e fortë me motorin e ri. Edhe pse nuk ka përditësime që vijnë nga Kanadaja, mendoj se makina jonë është ende konkurruese, por edhe rivalët tanë do të jenë kështu
“Do të isha shumë i lumtur nëse do të fitoja. Do të përpiqemi të marrim rezultatin më të mirë. Mendoj se është e mundur të përfundojmë në pesë vendet e para, por kjo do të varet edhe nga niveli i makinave të tjera. Ndihem shumë i lirë duke hyrë në këtë fundjavë dhe jam shumë i emocionuar; mezi pres që të fillojë“, tha Antonelli.
The post Antonelli: Nisja nga fundi më heq presionin e garës së shtëpisë, mund të hyj në “top-5” appeared first on Telesport.
