Sapo ka mbushur 20 vjeç por kryeson renditjen e kampionatit botëror të Formula 1, me 81 pikë avantazh ndaj rivalit më të afërt (George Russell). Kjo e bën pilotin italian të Mercedes, Kimi Antonelli, kandidatin kryesor për titullin kampion për pilotë këtë sezon.

Antonelli mbetet i përqendruar te qëllimi: jo te titulli në vetvete, por te dhënia e maksimumit në çdo garë. Merita i takon edhe babait të tij Marco, pjesë e “Team Antonelli”, roli i të cilit është ta mbajë Kimi me këmbë në tokë: “Kam fatin të kem njerëz vërtet fantastikë rreth meje,” tha piloti.

Kam një skuadër të jashtëzakonshme që më mbështet dhe një familje fantastike. Babai im në veçanti, është ai që më ndihmon të qëndroj me këmbë në tokë. Sidomos kur sheh se mund të jem duke humbur paksa rrugën, ai nuk heziton të më qortojë apo thjesht të më thotë të kthehem në realitet“, shton Kimi Antonelli.

Me atë epërsi prej 81 pikësh ndaj Russell, që bie qartë në sy, nuk e bën pilotin me numrin 12 të Mercedes të humbasë ekuilibrin: “Për sa më përket mua, thjesht përpiqem të jap gjithçka në çdo garë, duke synuar të ngas sa më shpejt të jetë e mundur sa herë që futem në makinë. Të shohim se ku jemi në fund të vitit”.

“Për momentin nuk dua t’i ndërlikoj gjërat apo të ngas makinën duke u shqetësuar për kampionatin apo rezultatin. Thjesht përqendrohem te drejtimi dhe te dhënia e maksimumit“, deklaroi piloti nga Bolonja.

The post Antonelli: Qëndroj me këmbët në tokë, është babai im ai që më kujton se ka ende shumë gara appeared first on Telesport.