Fitorja e dytë radhazi në po kaq gara që i nis nga “pole position“ për pilotin italian të Mercedes, Kimi Antonelli, që sot triumfoi në garën e Cmimit të Madh të Japonisë në Formula 1, zhvilluar në Suzuka. Edhe pse e nisi keq garën, duke zbritur deri në vendin e gjashtë, hyrja e makinës së sigurisë ndryshoi “kartat në tavolinë“ dhe fatin e garës.
Një sukses që ngjit pilotin 19-vjecar në krye të renditjes botërore. Në vendin e dytë u rendit australiani Oscar Piastri me McLaren, që bëri një garë të mirë, madje duke shpresuar edhe te fitorja në gjysmën e parë të saj. Podiumi kompletohet me Charles Leclerc me Ferrari, që u rendit i treti pas një dueli të fortë me George Russell (i katërti).
Një garë me dy pamje: Makinat Mercedes e nisin keq atë, me McLaren e Ferrari që janë më mirë. Pilotët e McLaren, Mercedes e Ferrari “pushtojnë” gjashtë vendet e para dhe alternohen mes tyre deri në momentin e ndërrimit të gomave, kur dhe ndodh aksidenti i Berman. Antonelli, që nuk i kishte ndërruar ende, përfiton nga hyrja e makinës së sigurisë dhe del i pari.
Italiani e ruan atë pozicion deri në fund të garës pa ndonjë vështirësi, duke bërë një pjesë të dytë të mirë, madje duke u shkëputur deri 15 sekonda. Piastri renditet i dyti, ndërsa Leclerc mbron podiumin nga sulmet e Russell, i pafat (ndërroi gomat 1 xhiro para aksidentit). Në vendin e pestë u rendit Lando Norris (McLaren), që la pas Lewis Hamilton (Ferrari).
Në zonën e pikëve u ngjitën edhe pilotët Pierre Gasly (Alpine), Max Verstappen (Red Bull), Liam Lawson (RB) dhe Esteban Ocon (Haas). Për t’u vecuar fakti se Kimi Antonelli bëhet piloti më i ri në moshë që merr kreun e renditjes botërore në historinë e Formula 1. “Pata fat me makinën e sigurisë”, tha italiani pas garës, duke shijuar fitoren dhe kryesimin.

The post Antonelli triumfon edhe në Suzuka e merr kreun e renditjes, Piastri dhe Leclerc në podium appeared first on Telesport.
