Sulmuesi i Manchester United, Antony (24 vjeç) ka paditur ish-klubin e tij Ajax pasi skuadra e Amsterdamit ka mbajtur “qindra mijëra euro” nga pagat e brazilianit përpara lëvizjes së tij në Premier League.

Antony u transferua nga Ajax te Manchester United në gusht të vitit 2022, por nuk mori pjesë në disa seanca stërvitore dhe qëllimisht humbi ndeshjen e Eredivisie kundër Sparta Rotterdam si një protestë ndaj kërkesave të larta të Ajax në negociatat me ish-kampionët e Premier League.

Lojtari, i cili ka arritur të gjejë rrjetën vetëm 12 herë që nga transferimi në Mançester, më pas u gjobit tri herë, në një total prej “disa qindra mijëra euro”, sipas Voetbal International dhe Algemeen Dagblad.

Këtë javë, më shumë se dy vjet që nga transferimi i tij prej 95 milionë eurosh në Angli, Antony dhe avokati i tij filluan çështjen e arbitrazhit kundër Ajax-it dhe kërkuan kthimin e pagave të mbajtura nga 36 herë kampionët e Holandës.

Vendimi pritet brenda një muaji.

The post Antony kundër Ajax-it, braziliani hedh në gjyq klubin holandez appeared first on Telesport.