Piloti spanjoll i Aprilia, Jorge Martin, fitoi sot garën e Cmimit të Madh të Francës në MotoGP, zhvilluar në pistën e Le Mansh. Ky është suksesi i parë sezonal për ish-kampionin e botës, që rikthehet te fitorja pas gati dy vitesh.

Martin arriti të triumfojë tri xhiro nga fundi, kur parakaloi shokun e tij të skuadrës, italianin Marco Bezzecchi, që e udhëhoqi garën për 24 xhiro, por në fund u detyrua të “hapë krahun”. Gjithsesi, ai ruan kreun e renditjes botërore, me 1 pikë ndaj Martin.

Në podium u ngjit edhe japonezi Ai Ogura me Aprilia Trackhouse, që u rendit në vendin e tretë. Një garë për t’u harruar kjo për motorin Ducati, që vazhdon të zhgënjejë. Francesco Bagnaia u rrëzua teksa duelonte për kreun, ndërsa Marc Marquez nuk garoi.

Spanjolli, që u rrëzua të shtunën në garën sprint, do të operohet dhe do të mungojë në disa gara. Në vendin e katërt u klasifkua italiani Fabio di Giannantonio me motorin VR46 dhe i pesti spanjolli Pedro Acosta me KTM.

The post Aprilia bën ligjin në pistën e Le Mansh, Jorge Martin fiton pas 588 ditësh, Bezzecchi ruan kreun appeared first on Telesport.