E ardhmja e Kevin de Bruyne mund të jetë në Arabinë Saudite.

Sipas asaj që raporton “FootMercato”, mesfushori i Manchester City ka përfunduar në shënjestrën e ekipit Neom Sports Club, që ka bërë edhe një ofertë. Një tjetër lojtar që kërkon ky klub është edhe Jorginho.

Kontrata e De Bruyne me “citizens” skadon më 30 qershor, ndaj mesfushori belg ka nisur negociatat dhe ka dhënë disponueshmëri të gjerë për ardhjen e tij në Ligën Pro Saudite.

Duket qartë se skuadra kampione e Anglisë nuk do t’ia rinovojë më kontratën 33-vjeçarit belg, për të cilin po interesohen edhe në Amerikë.

The post Arabia Saudite në “pole” për De Bruyne, skuadra e Neom Sports Club ofertë belgut appeared first on Telesport.