Strukturat e ASH-së brenda koalicionit VLEN, përfshirë Këshillin Koordinues, koordinatorët e degëve, funksionarët dhe mandatarët e zgjedhur, mbajtën sot mbledhjen për Kuvend themelues.
Në frymën e riorganizimit dhe forcimit të brendshëm, u vendosën:
– Pezullimi i menjëhershëm i funksionimit të të gjitha organeve aktuale deri në një vendim të ri;
– Shpallja e një moratoriumi të përkohshëm në të gjitha aktivitetet partiake.
Me shumicë votash, Kuvendi për themelim autorizoi kryetarin, z. Arben Fetai, që të zhvillojë negociatat e mëtejshme në kuadër të lidershipit të VLEN-it, me synim themelimin e VLEN-it si parti politike, në përputhje me vlerat dhe parimet e dakorduara deri më sot.
The post Arben Fetai merr mandatin për negociata në VLEN, miratohet koncepti “Aleanca e Re” appeared first on Alsat.
