
Arbër Ademi nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), menjëherë pas mbylljes së vendvotimit, deklaroi se zgjedhjet ishin fer, të lira dhe demokratike. Ai bëri thirrje që të ruhen standardet evropiane gjatë numërimit të votave, me qëllim që rezultati të pasqyrojë vullnetin e qytetarëve.
“Këto zgjedhje për ne ishim më shumë se zgjedhje lokale. Tani nis faza po aq e rëndësishme, prandaj bëjmë thirrje drejt çdo komisioneri, çdo vëzhguesi dhe çdo institucioni përgjegjës që të ruaj standardet më të larta evropiane, në mënyrë që rezultati përfundimtar të pasqyrojë vullnetin e vërtetë të qytetarëve. Aleanca Kombëtare për Integrim i konsideron këto zgjedhje të lira, fer dhe demokratike, me disa vërejtje që do të evidentohen me përgjegjësi institucionale në ditët në vijim. Sot mbi të gjitha fitues është qytetari. Vota e sotme do të përcaktojë të ardhmen e këtij vendi. Rruga e vetme për Maqedoninë është rruga evropiane. Kemi vërejtur keqpërdorimin e Policisë, por ne të gjitha këto do t’i adresojmë në institucionet. “, deklaroi Ademi.
Ai shtoi se në Çashkë presin histori dhe besojnë se Çashka do jetë shqiptare.