Ndarja nga jeta e Jorge Messit, babait të Leo Messit, është një humbje e madhe jo për vetëm për lojtarin dhe familjen e tij, por për gjithë Argjentinën.
Shoqata Argjentinase e Futbollit dhe Liga Profesionale e Futbollit kanë vendosur që të gjitha ndeshjet e kësaj fundjave në të gjitha Kategoritë të nisin me një minutë heshtje. Po ashtu lojtarët, stafi dhe arbitrat do të mbajnë një shirit të zi në krah.
Flamujt në selinë e shoqatës dhe në objektet e tjera që i përkasin organit qeverisës të futbollit argjentinas do të valëviten në gjysmështizë deri të premten e ardhshme.
“Me hidhërim të thellë vajtojmë humbjen e pazëvendësueshme të Jorge Messit dhe, në nder të kujtimit të tij, kemi vendosur të mbajmë një minutë heshtje para fillimit të të gjitha ndeshjeve që do të luhen në kategoritë e ndryshme të futbollit argjentinas, përveç anëtarëve të ekipeve të arbitrave, lojtarëve dhe stafit teknik që mbajnë shirita të zinj në krahë.
Flamujt në mjediset e Shoqatës Argjentinase të Futbollit do të valëviten gjithashtu në gjysmështizë, si shprehje zie, deri të premten e ardhshme, më 14 gusht”, thuhet në njoftimin zyrtar të Shoqatës Argjentinase të Futbollit.
The post Argjentina merr një vendim të shpejtë për të nderuar babanë e Messit. Hyn direkt në fuqi appeared first on Telesport.
