Arianit Koci tullac, këtë herë proteston ndryshe (FOTO)

Duke publikuar fotografi me flokë të qethura, tullac, avokati Arianit Koci ka sfiduar ndjekësit e tij në Facebook, përcjell TV21.

Ai ka thënë se çdo pëlqim që i jepet fotografisë së tij, është një formë proteste.

“PROTESTO!

Pëlqimi në këtë postim është një formë proteste.

Nëse je kundër bllokadës së Kuvendit dhe shkatërrimit të shtetit nga deputetët e papërgjegjshëm – shtype like.

Synimi i parë: 20.000 pëlqime.

Le ta shohin deputetët se qytetarët nuk do të heshtin, e as nuk do të pranojnë që Kuvendi dhe shteti të mbahen peng.

Në fillim duket mision i pamundur. Por, kur numri rritet, edhe këta politikanë që sot luajnë me popullin, detyrohen ta dëgjojnë.

P.S.
Shpërndajeni sa më shumë.”, shkruan Koci.

Edhe pse disa persona e kanë kritikuar për këtë formë të protestës, ai ka arsyetuar këtë veprim kësisoj:

Kujtojmë se ditë më parë Koci protestoi para Kuvendit të Kosovës, duke qethur flokët.