Latif Arifi nga VLEN në intervistë r Alsat tha se me rikonstruimin e Qeverisë, VLEN po shqyrton rifreskim të ministrave dhe zv.ministrave, por pa precizuar se cili nga ministrat aktual do të largohet nga pozita. Ai tha se VLEN do të bëjë analizë për punën e gjithë funksionarëve.

“Sigurisht se ne si VLEN do të rishikojmë performancën e gjithë përfaqësuesve tanë duke filluar nga ekzekutivi, drejtoritë dhe do të ketë një rifreskim, mendoj se do të ke edhe lëvizje të dikastereve, megjithatë ajo baza kryesore e marrëveshjes së koalicionit do të jetë e njëjta, mase mase mund të ketë pozitë edhe më të mirë”, deklaroi Latif Arifi, VLEN.

Pra mund të ndërrohen figurat?

Mund të ndërrohen figurat një, dy apo tre se besoj më tepër megjithatë kjo është çështje që do të diskutohet brenda VLEN-it. Deri tani nuk kemi diskutuar për shkak se ne vlerësojmë se deri tani gjithë ministrat e VLEN-it kanë kryer punën me sukses kanë qenë ministra të suksesshëm

Nëse kanë qenë të suksesshëm pse duhet të ndërrohen?

Tash është temë e përgjithshme, përveçse është paralajmëruar prandaj thash do të bëjmë analizën e punës së gjithsecilit dhe pas kësaj analize do të vlerësojmë nëse duhet të ndërhyjmë të ndërrojmë ndonjë nga ministrat, zv.ministrat apo drejtorët./Alsat.mk. 

The post Arifi: Figura të reja në rikonstruimin e Qeverisë appeared first on Alsat.